Të gjithë personat që humbasin të gjitha pikët në lejen e drejtimit, do t’i kthehen sërish ritestimit nga fillimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se shkelësit e rëndë të rregullave të qarkullimit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i nënshtrohen testit teori-praktikë!
Njoftimi i DPSHTRR:
RRËZOHEN 100% në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të leje drejtimit! S’ka shpëtim përveçse riedukimit! Sot ishte grupi i 3-të i testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)! Dy prej tyre e kanë për herë të dytë!!!!
Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021!
Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja‼️ #DPSHTRR #MIE #RitestimiPërLejedrejtimi #AutomotorizimiShqiptar