Tiranë, 1 shtator 2014  – Këtë pasdite Kuvendi i Shqipërisë çeli sesionin e ri parlamentar, pas një muaji pushim, me pranine nga radhet e opozites, vetem te PDIU-se, dhe Ndokës të PDK-së. Seanca, e cila nisi rreth orës 17:40, përfundoi me rrëzimin e dekreteve të kthyera nga Presidenti Nishani për 5 ligje, të cilat u diskutuan dhe u rrëzuan në mbledhjen e parë të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë.

Kryeparlamentari Ilir Meta në çeljen e sesionit të tretë parlamentar të legjislaturës së tetë, veçoi reformën territoriale si një ndër zhvillimet më të rëndësishme të sesionit të kaluar. 

Por Partia Demokratike nuk eshte e pranishme në Parlament. Ishte vetë lideri demokrat Lulzim Basha, i cili në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, bëri sot publik vendimin për të vijuar bojkotin e nisur prej muajit Korrik si pasojë e incidentit në Parlament mes dy deputetëve socialistë Ndoka e Ndreu dhe atij demokrat Strazimiri.

JA ME SA VOTA U RRËZUAN DEKRETET E PRESIDENTIT NISHANI

Dekreti për Shkollën e Magjistraturës u hodh poshtë me 77 vota pro
Dekreti për Policinë e Shtetit u hodh poshtë me 79 vota pro
Dekreti për Reformën Administrativo-Territoriale u hodh poshtë me 81 vota pro
Dekreti për Gjykatën Administrative u hodh poshtë me 73 vota pro
Dekreti për ligjin e KLD u hodh poshtë me 78 vota pro

Rama: Nishani goditi tre prioritete kombëtare, opozitës nuk i mbyllim gojën

Kryeministri Edi Rama theksoi se presidenti Bujar Nishani me dekretet e tij ka goditur tre prioritet kombëtare.  Nga seanca e parë parlamentare Rama i bëri sërish thirrje opozitës të jetë pjesë e punimeve, ndërsa the se mazhoranca nuk do të presë.
 
FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA

“Punë të mbarë Kuvendit dhe gjithë përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Pa hyrë në argumentet për të zbrapsur dekretet e Presidentit dua të sjell në vemendje se presidenti ka goditur tre prioritete kombëtare, refoma në drejtësi e cila është një prioritet kombëtar jo një prioritet partiak. 

Partia më e madhe opozitës mungon. Unë besoj se arsyeja për mungesën janë arsye që konfirmon mungesën e poltë të ekulibrit të opozitës me detyrat ndaj publikurt dhe zgjedhësve të vet.
 
Një gjë është e sigurtë, përpjekjet për t’i mbyllur gojën opozitës jo vetëm nuk ka, por ka një përpjekje për t’i dhënë opoztës të flas më shumë se rregullorja. Lideri i opozitës në këtë sallë ka folur më shumë se dyfishi i kohës së shfrytëzuar nga kryeministri. Lideri është rekordmen, përvec rekordit që ai e quan not, është shpartallimi në të folurën në kuvend. Argumenti se këtu nuk janë se u mbyllet goja kjo nuk është e vërtetë. Jemi të vullnetshëm ta dëgjojmë opozitën në sallë, pavarësisht rregullores, por nuk mund ta presim opozitën.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/