Si rrallëherë në këtë Olimpiadë, solidariteti olimpik ka dalë në pah në një nga garat e turneut që po zhvillohet në Brazil. Në garën eliminatore të 5000 metrave për femra, si pasojë e një përplasje, atletja nga Zelanda e Re, Nikki Hamblin rrëzohet në tokë. Ndërsa atletja amerikane Abbey D’Agostino vë keq këmbën në tokë dhe pëson një ndryshje të saj.Megjithatë dy atletet nuk duan të lënë dhimbjen t’i mposhtë dhe D’Agostino ndihmon Hamblin të çohet, për të vazhduar së bashku garën deri në finish. Të dyja atletet çalojnë dhe nisin të vrapojnë së bashku. Por dëmtimi i D’Agostino është më i rëndë dhe sapo atletja amerikane nis të vrapojë ka dhimbje dhe ulet në tokë. Hamblin shkon në finish dhe pasi pret vijën e finishit pret kolegen e saj, që vjen e shoqëruar nga një karrige me rrota. Delegacioni amerikan reklamoi se dy sportistet u penguan në garën e tyre dhe ato fituan të drejtën të garojnë në finale. Kjo edhe falë shpirtit olimpik që treguan në pistë. “Motivuam njëra-tjetrën dhe kjo ka rëndësi”, thanë dy atlete pas garës.
Rrëzohen dhe dëmtohen, dy atletet garojnë së bashku deri në finish
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë (VIDEO)





