Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Një aeroplan i ambulancës në Abu Dhabi është rrëzuar mëngjesin e kësaj të shtune, duke lënë të vdekur katër persona.
Policia në Emiratet e Bashkuara nuk dha detaje mbi vendndodhjen ose shkakun e rrëzimit të aeroplanit.
Autoritetet deklaruan se mes viktimave ishin dy pilotët, një mjek dhe një infermiere.





