Autoritetet amerikane njoftuan sot se në një aksident të një aeroplani të vogël e kanë humbur jetën tre persona dhe se me gjasa bëhet fjalë për tre tinejxherë të cilët kishin hipur në atë aeroplan pa leje.
Në aeroplanin e vogël Piper PA që u rrëzua të martën mbrëma sipas kohës amerikane ishin tre persona, tha zëvendës i sherifit lokal, James Peinter.
Ai shtoi e ende është duke u hetuar tragjedia, por besohet që tre tinejxherët ishin futur në aeroplan me qëllim që të argëtoheshin, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.
Aeroplani është rrëzuar afër aeroportit lokal.
Emrat dhe vitet e moshës së viktimave nuk janë publikuar ende.