Një akrobat nga Kenia ka përfunduar në spital me plagë të rënda pasi u rrëzua gjatë një performance cirku në Moskë.

Një video amatore, e shfaqur në televizionin rus, tregon se 22- vjeçari Karo Christopher Kazungu u rrëzua gjatë shfaqjes së mbrëmshme.

Cirku i Madh i Moskës ka bërë me dije se ai ishte i ndërgjegjshëm kur shkoi në spital.

Kazangu ishte pjesë e një spektakli mes akrobatëve rusë dhe kenianë.