Po ngjiste shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij, kur papritur ka humbur ekuilibrin dhë është rrëzuar.
Kështu i ka ndodhur 65-vjeçarit Sh.I, banues në lagjen nr.17 në Durrës.
Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, për t’u nisur më pas drejt QSUT.
Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se 65-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për rastin, por sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale në shtëpi.





