Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Vlorës, ka ndërruar jetë një shtetas me inicialet A.L., 54 vjeç, i cili ka rënë në një kanal me ujë.

Dyshimet janë se 54-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht.

Policia njofton se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.