Të paktën 36 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me turistë u rrëzua në Korenë e Veriut. Sipas Reuters, mësohet se 32 nga viktimat janë shtetas kinezë dhe 4 koreano-veriorë.

Viktimat janë konfirmuar nga Ministria e Jashtme kineze. Gjithashtu edhe dy shtetas kinezë janë në gjendje të rëndë.

Aksident tragjik ndodhi në provincën Hëanghae veriore mbrëmjen e së dielës. Në fillim lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Twitter të televizionit shtetëror të Kinës, ku thuhej se një autobus kishte rënë nga ura duke vrarë më shumë se 30 persona, por më pas është fshirë.

Më vonë pamjet e autobusit janë publikuar në kanalin kryesor të televizionit shtetëror të Kinës.