21 persona kanë vdekur në Indi si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas mediave të huaja, raportohet se viktimat janë pelegrinë hindu dhe kanë qenë duke u kthyer nga një vend i shenjtë në momentin që autobusi ka rënë nga një lartësi prej 150 metrash në Dharasu, në afërsi të një lugine në Indinë veriore.
Nga hetimet paraprake rezulton që shoferi të ketë humbur kontrollin e autobusit.
Një zëdhënës i policisë tha se deri më tani janë gjetur 17 trupa dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë viktimat e tjera.
Ndërsa gjashtë persona të tjerë të cilët u plagosën, po trajtohen në spital.