KINE – Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e rënies së një autobusi me pasagjerë në një liqen të vogël buzë rrugës në Kinën Qendrore.
Sipas të dhënave paraprake, shoferi i autobusit që po udhëtonte në një distancë të gjatë humbi kontrollin e automjetit, duke u përpjekur të shmangte përplasjen me një motobiçikletë.
Si rezultat i manovrimit autobusi, në të cilin ndodheshin më shumë se 30 pasagjerë, ra në një liqen të vogël në anë të rrugës. 9 pasagjerë vdiqën në vend, dy të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital.