Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku 6 persona humbën jetën, pasi një avion i vogël u rrëzua pranë një aeroporti në Los Anxhelos.
Avioni, një aeroplan biznesi Cessna C550, po udhëtonte nga Las Vegas dhe u rrëzua pranë aeroportit French Valley në Riverside, rreth 137 km në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 4:15 të mëngjesit, tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.
“Pasagjerët dhe piloti që vdiqën ishin të gjithë të rritur. Kushtet dukej se i kishin përmbushur standardet minimale për një ulje në aeroport”, tha Elliott Simpson, një hetues i aviacionit për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit, në një konferencë shtypi.
Aeroplani në pronësi private u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi iu desh të ulej, për shkak të kushteve jo të mira.