Tragjedia ka ndodhur pak pas orës 11:00 të mëngjesit në Kalamata, kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua në rrethana të paqarta, me pasojë vdekjen tragjike të pilotit të tij 41 vjeçar Epaminondas Kosteas. Bëhet fjalë për një avion stërvitor dyvendësh,  tip T-2 i krahut të 120-të stërvitor, në të cilin ndodhej vetëm oficeri që humbi jetën.

Rënia ka ndodhur në rrethana të paqarta deri tani, 500 metra në veri të portës së aeroportit, pranë zonës së Arit në Mikroman.

Avioni me dy ulëse që po kryente një fluturim stërvitor është rrëzuar pak para uljes, ndërsa raportimet tregojnë se para rrëzimit janë dëgjuar shpërthime.

Bëhet fjalë për një avion stërvitor T-2, dyvendësh, me një instruktor në bord. Megjithëse ky tip ka një sistem automatik katapultimi të sediljes, nuk ka asnjë raport për përdorimin e tij.

Forcat Ajrore të Greqisë kanë blerë 40 avionë të tillë në vitin 1976, të cilët ishin edhe avionët e parë stërvitor të Forcave Ajrore Greke. Janë këta avionë me të cilët pilotët dhe ndihmësit e rinj përfundojnë stërvitjen e tyre para se të hyjnë në Forcat luftarake Ajrore të vendit.