Një avion rus që mbante 71 persona në bord së bashku me pjesëtarët e ekuipazhit u zhduk nga radarët sapo u nis nga aeroporti i Moskës dhe më pas u rrëzuar, raportojnë mediat e huaja.
Aeroplani Saratov Airlines An-148 jet ishte duke fluturuar në drejtim të qytetit Orsk, kur ai u zhduk.
Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani u rrëzua dhe të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur, shkruan BBC.
Burimi tha se avioni kishte rënë në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 km në juglindje të Moskës.