Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël që transportonte punëtorë në një minierë u rrëzua pranë Fort Smith, në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë.
Mediat e huaj shkruajnë se shkaku i përplasjes nuk dihet dhe se po hetohet.
Avioni ishte rrugës për në minierën e diamanteve Diavik që i përkiste një firme minerare, Rio Tinto.
Ai u gjet pranë lumit Slave kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pasi u ngrit pranë Fort Smith rreth orës 8:50 të mëngjesit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.