Një avion ushtarak rus është rrëzuar ditën e sotme në Siri. Nga të dhënat e para raportohet se 32 personat që ndodheshin në bordin e avionit kanë vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas të cilës në avion ishin 26 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Sipas ministrisë ruse, shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë një defekt teknik.

Në njoftimin zyrtar thuhet se avioni i modelit An-26 u rrëzua rreth orës 15:00 me orën ruse, 12:00 me orën evropiane. Ai u rrëzua gjatë uljes në Bazën Ushtarake të Khameimimit.