Të paktën 22 studentë të Forcave Ajrore të Universitetit të Kozhedub në Ukrainë, kanë ndërruar jetë si pasojë e një incidenti ajror.
Avioni me të cilën ata po udhëtonin, është rrëzuar mbrëmjen e së premtes në Chuhuwiv, 400 km larg nga kryeqytetit të Kiev, teksa në bord kishte 24 persona.
Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por raportohet se policë të shumtë dhe ekipe të kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje.