Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Lindjen e Largët në Rusi, ku si pasojë kanë humbur jetën 6 personat që ishin në bord, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e vogël, raporton “Reuters”.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër qytetit Nelkan, 1 mijë kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Khabarovsk.
Aeroplani ishte me dy motër i tipit, L-410, prodhim i Çekisë dhe ishte pronë e kompanisë rajonale ajrore në Khabarovsk.
Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit.