Tajlandë, 17 maj 2014 – 15 persona mes tyre disa zyrtarë të lartë kanë humbur jetën në një aksident ajror në Tajlandë.
Kryetarja e Parlamentit të Laosit në Tajlandë, Ministri i Mbrojtjes, Guvernatori dhe të tjerë zyrtarë të lartë kanë humbur jetën gjatë aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në kufi me Vietnamin.
Shkaqet e rënies së avionit mbeten ende të paqarta, ndërsa mediat e huaja raportojnë për tre të mbijetuar.
Grupi i zyrtarëve të lartë të Laosit po udhëtonte drejt provincës Xiang Khouang në veri të vendit për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore të një beteje historike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





