Bredhi i Krishtlindjes është rrëzuar si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë qytetin e Ersekës, pasditen e sotme.

Mësohet se në momentin e rrëzimit të bredhit, nuk ka pasur persona pranë tij, pasi në ditë të zakonshme përreth bredhit shumë qytetarë bëjnë foto për të treguar atmosferën e festave.

Ndërkohë, ekipet e bashkisë së Ersekës, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Isai, kanë punuar për rivendosjen e bredhit në vendin e tij.