Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të Belgjikës, pasi një pemë Krishtlindjesh u rrëzua dhe zuri poshtë tre persona.

Të lënduarit u transportuar me urgjencë në spital, por një grua nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.

Skena e frikshme ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në qytetin Oudenaarde.

Ngjarja ndodhi të enjte në mbrëmje (21 dhjetor), dhe shkak u bë era e fortë që pushtoi zonën.