Një depozitë ka rënë nga tarraca e një pallati ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te rruga e Durrësit, ku depozita e ujit ka rënë dhe për pasojë ka dëmtuar 3 makina qe ndodheshin të parkuara poshtë pallatit.

Fatmirëisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar sipas informacioneve paraprake.