Një helikopter me 12 persona në bord është rrëzuar sot në Tunceli, në lindje të Turqisë.

“Hurriyet” thotë se në helikopter ndodheshin 7 policë, një gjyqtar, një nënoficer dhe tre zyrtarë të tjerë.

Një operacion i gjerë kërkim shpëtimi ka nisur në rajon, teksa nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar.

Provinca e Tuncelit tha në një komunikatë se helikopteri ishte rrëzuar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Helikopteri i tipit Sikorsky S-70 Blackhaëk raportohet se është rrëzuar rreth orës 11:40 me orën lokale.