ANGLI – Një helikopter është rrëzuar pranë një stacioni hekurudhor në Londrën qendrore, gjatë orëve të para të mëngjesit, kur fluksi i lëvizjeve është i madh. 

Policia tha se është shumë herët për të ditur shkaqet e rrëzimit, megjithëse nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë sulmi terrorist. “Duket se helikopteri është përplasur me vinçin që gjendej në majë të një ndërtese”,- tha një zëdhënës i policisë.

Policia londineze bën të ditur se deri tani raportohen dy persona të vdekur. Sky News tha se në helikopter ka qenë një pilot, kur ai ka goditur vinçin në një ndërtesë në afërsi të stacionit të trenit Vauxhall, pak pas orës tetë, sipas orës lokale.

Sky raportoi se si pasojë janë djegur edhe dy automjete, ndërsa zona është evakuuar, pasi ekziston frika se karburanti I derdhur nga mjeti fluturues mund të shkaktojë vatra të tjera zjarri..