Një helikopter rus është rrëzuar në rajonin e Krasnoyarsk Territory, ndërsa reporterët thonë se janë regjistruar të paktën 18 viktima.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se helikopteri MI-8 u rrëzua në orën 03:20, rreth 180 kilometra larg nga qyteti i Igarkës.

Aktualisht është ngritur një grup pune, që po heton për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit, proces që pritet të zgjasë disa ditë.