Një helikopter ushtarak me pesë persona në bord është rrëzuar sot në zonën e Sarantaporos, në Greqinë veriperëndimore.
Sipas “Protothema”-s, pas kërkimeve të ushtrisë greke nga toka dhe ajri, helikopteri i rrëzuar u gjet në zonën e Sarantaporos-Elassonas.
Ushtria greke në një komunikatë tha se helikopteri UH-1H, me 5 pasagjerë në bord, humbi sinjalin rreth orës 7:30 me orën lokale.
Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar.