PARAGUAI – Një helikopter me të cilin po udhëtonte kandidati për president, Lino Oviedo Cesar është rrëzuar në rrethana misterioze në perëndim të Paraguait.

Së bashku me Cesar në bordin e helikopterit ndodheshin edhe truproja dhe një pilot, të cilët humbën jetën. 

Helikopteri është rrëzuar gjatë ditës së shtunë, ndërsa rrënojat e tij bashkë me trupat e pajetë të tre personave u gjetën gjatë ditës së diel. 

Autoritetet deklaruan se shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa përkrahësit e Oviedos e cilësuan aksidentin si krim politik. 

Vdekja e papritur Oviedos në mes të fushatës, tre muaj para zgjedhjeve, krijoi një valë tronditëse në të gjithë sferën politike vendase. 

"Ne do të ftojmë ekspertë ndërkombëtarë për të hetuar mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit," deklaroi presidenti aktual i vendit, Federico Franco, i cili shpalli tre ditë zi kombëtare, në nderim të Oviedos.