Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, detyrim me paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Ka qenë gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila ka lënë në fuqi masat e marra më herët ndaj Berishës.

Sipas ketij vendimi, ish kryeministri do të hetohet për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim të udhëtimit jashtë’

Ky vendim vjen pas një sërë vendimesh të marra këtë të Premte nga GJKKO lidhur me këtë çështje.

Fillimisht kjo gjykatë rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga gjykimi i çështjes së Jamarbër Malltezi, me pretendimin se ka konflikt interesi. Nga ana tjetër, gjyqtarja në fjalë la në fuqi vendimin për sekuestron preventive të 25 pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit.