Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike është hedhur poshtë kërkesa e grupit anti-Basha, i cili ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë.

Ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave në PD.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Kjo kërkesë u hodh në votim, dhe mori vetëm 11 vota pro, duke u rrëzuar kështu pretendimi i grupit anti-Basha.