DURRËS, 19 shkurt 2013– Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Ilir Xhakjas për gjykim të shkurtuar, duke bërë që i akuzuari si autor i vrasjes së Shefit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj të rrezikojë burgim të përjetshëm.
Avokati mbrojtës i Xhakes kërkoi në seancën e sotme që klientit të tij, t`i bëhet një ekspertizë psikologjike me arsyetimin se në vitin 1994 Xhakja nuk e ka kryer shërbimin ushtarak për shkak të problemeve psikologjike, por kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues.
Kryekomisar Adem Tahiraj, u vra në 13 shtator 2012 gjatë një aksioni policor në Katund Sukth nga Ilir Xhakja.
Autori u arrestua disa orë pas krimit gjatë një operacionit të policisë.





