Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Pashalli të Beratit. Një mikrobus ku po udhëtonte një çift, i drejtuar nga shtetasi me iniciale Y.V. është rrëzuar pranë Gurores dhe si pasojë ka gjetur vdekjen gruaja F.H., 54 vjeçe.
Nga ky aksident është plagosur lehtë edhe bashkëshorti i saj, 60-vjeçari me iniciale Z.H.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.





