Një avion luftarak grek është rrëzuar sot në detin Egje, pranë ishullit Skopelos.
Gazeta greke “Protothema” tha se avioni Mirage-2000 i flotës ajrore greke po merrte pjesë në nje stërvitje ushtarake, kur u rrëzua.
Sipas raporteve mediatike, piloti ka mbijetuar. Incidenti ndodhi teksa avioni ushtarak ishte i angazhuar në fluturime me dy avionë të tjerë luftarakë, mesditën e së hënës.
Shkak për aksidentin besohet të jenë bërë disa probleme teknike me të cilat është përballur piloti 28-vjeçar, i cili braktisi avionin para se të përplasej në ujë.
Dy helikopterë Super Puma të ushtrisë greke shpëtuan pilotin, i cili u dërgua për ekzaminime të spital.