Një avion pasagjerësh i kompanisë “Lion Air” me 188 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Fluturimi Jt 610 ishte nisur drejt ishujve Bangka Belitung kur humbi kontaktet me qendrën dhe dyshohet të ketë përfunduar nën ujë. Ekipet e emergjencës deri tani nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar.

Aeroplani Boeing 737 ishte një lloj i ri i avionëve dhe nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e tij. Zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit tha se aeroplani është rrëzuar në thellësi 30-40 metra nën ujë.

Bagazhe dhe sende personale që besohet se u përkasin pasagjerëve janë gjetur në sipërfaqen e ujit, duke përfshirë karta identiteti dhe patenta. Nuk dihet ende nëse ka persona të mbijetuar.