Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq, ku një nxënës 12-vjeçar është aksidentuar rëndë në shkollë. Sipas policisë së Korçës, fëmija po luante me top në orën e fizkulturës kur në një moment është rrëzuar.
Për pasojë ka pësuar goditje të rëndë në kokë, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.
Por për shkak të gjendjes së rëndë të fëmijës, ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Informacioni paraprak policor:
Sot në mesditë shtetasi U.V, 12 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare në Maliq, në orën e Fizkulturës, duke luajtur futboll, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.
Shtetasi i mësipërm pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





