Këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini është rrëzuar nga shkallët gjatë performancës së saj gjatë koncertit të mbajtur në Milano.

Siç duket edhe nga videot e xhiruara, autorja e shumë hiteve është ngatërruar me veshjen e gjatë dhe çizmet me takë të lartë gjatë rënies së saj.

Fatmirësisht Pausini nuk është dëmtuar, madje nuk e ndërpreu për asnjë moment të kënduarin edhe në sekondat e para pas rënies.