Humb jetën në mënyrë tragjike një grua nga Fushë-Kruja. Rruga në të cilën viktima po kalonte pranë shtëpisë saj ishte me akull, ajo rrëshqet, dhe rrëzimi në tokë rezulton fatal për të.

“Më datë 24.01.2016, në fshatin Hasanaj, Fushë-Krujë, aksidentalisht është rrëzuar nga akulli pranë dyqanit të saj, ngjitur me banesën, shtetësia Sh.H. 41 vjeç. Për pasojë, shtetësia e mësipërme ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Nga veprimet hetimore dhe nga deklarimi i bashkëshortit të saj në polici, rezultoi se viktima ka vuajtur nga tensioni i lartë.