Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Përrenjas pasi është rrëzuar nga kali.

Rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.“,- njofton policia.

I moshuari ka mbërritur pa shenja jete në spital, ndërkohë është konstatuar se ka humbur jetën për shkak të plagëve që kishte marrë.