26 gusht 2013-Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku një e moshuar ka ranë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në ambientet e spitalit Ushtarak.Ngjarja ka ndodhur te zona e ish merkatës së vjetër në rrugën "Ali Demi", ku viktimë ka mbetur shtetësja Pranvera Kacollja, 79 vjeç.Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes bën me dije se e moshuara vuante nga skleroza dhe dyshohet se ka ngatërruar derën e kuzhinës me derën e ballkonit dhe si pasojë është rrezuar. Në banesë e moshuara jetonte vetëm me bashkëshortin.
http://www.sot.com.al/aktualitet/rr%C3%ABzohet-nga-kati-i-tret%C3%AB-i-pallatit-vdes-79-vje%C3%A7arja





