Një punëtor 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër. Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme te “Fusha e Aviacionit”

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë”, informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.