Në punëtor shqiptar 34 –vjeçar humbi jetën, pasi ra nga dritarja e katit të dytë në një godinë në ndërtim në Itali.

Ngjarja ndodhi në Empoli pasditen e së mërkurës, ndërsa punëtori rezultoi se kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte urgjenca, shkruan Ansa.

Trupi u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Careggi (Firence) për autopsinë.  Policia është duke hetuar mbi ngjarjen dhe për të kuptuar nëse ishin zbatuar kushtet e sigurisë në punë.