Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë këtë të diel, ku një 17-vjeçare ka rënë nga pema dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj dhe sipas burimeve zyrtare, adoleshentja fillimisht është dërguar në Spitalin e Rrogozhinës, ndërsa prej aty, është nisur drejt Spitalit të Durrësit, ku fatkeqësisht ka ndërruar dhe jetë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.