Një avion i vogël është rrëzuar mbi një ndërtesë në rrugën ‘Marignano’ në zonën e San Donatos në Milano.
Tetë personat që ndodheshin në bordin e tij kanë humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset, policia dhe autoambulancat.
Avioni, disa makina dhe pallati në rikonstruksion janë përfshirë nga flakët.







