Një avion me të paktën 61 persona në bord është rrëzuar në orët e para të kësaj të shtune në aeroportin e qytetit jugor Rostov-on-Don në Rusi.
Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni Boeing 738-800, është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.
Thuhet se 55 pasagjerët dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare.
Paraprakisht dyshohet se era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur i pistës të jenë shkaktarët që kanë ndikuar në aksidentin ajror.
Avioni i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte Rostov-in.