Gjashtë persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni privat në Kolumbi, mes tyre edhe këngëtari i njohur kolumbian 34-vjeçar Jason Jimenez, shumë i njohur në vendin e tij dhe në disa vende të Amerikës Latine.
Sipas autoriteteve, nga aksidenti ajror nuk ka pasur të mbijetuar. “Nuk ka të mbijetuar”, deklaroi për Caracol Radio koloneli i aviacionit Alvaro Bello, përfaqësues i Autoritetit Kolumbian të Aviacionit Civil.
Avioni privat u rrëzua pranë aeroportit të Paipës, ndërsa ishte në fluturim drejt Medelln-it, në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi Ministria e Transporteve e Kolumbisë.
Yeison Jiménez murió en un accidente aéreo entre Paipa y Duitama, Colombia. La aeronave transportaba seis personas; todas fallecieron. Investigación avanza para determinar causas.
— La30 Tv (@La30Tv) January 11, 2026
Comenta y síguenos para más noticias.#La_30_Tv #Ponte30 pic.twitter.com/bqmo1O8cXQ
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes së avionit në një zonë rurale, si dhe shpërthimin e zjarrit menjëherë pas rrëzimit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare.





