Një helikopter raportohet të jetë rrëzuar në aeroportin e Shkupit, rreth orës 11:30 të paradites së sotme. Sipas medieve maqedonase, thuhet se helikopteri është i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mësohet se në bord kanë qenë të paktën 5 persona dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Për momentin shkaqet e rrëzimit të helikopterit mbeten të panjohura.





