Një helikopter është rrëzuar në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër është plagour. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa njoftimi është dhënë nga banorët e fshatit, ku ka rënë helikopteri.

Nga informacionet e para, mësohet se ishin tre persona në bordin e helikopterit  EC 145, nga të cilët dy pilotë kanë humbur jetën, kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa është plagosur tushtari profesionist Gerald Baramuça.

Mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh. 

Vetë Ministria e Mbrojtjes pritet të dalë në një konferencë për median në orën 16:00.