Një pemë disa vjeçare u rrëzua pas mesditë në qytetin e Shkodrës duke dëmtuar disa mjete.

Pema ka rënë mbi një furgon udhëtarësh ndërsa ka dëmtuar edhe disa mjete të tjera, por fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur.

Ngjarja u shënua në lagjen “Rus” të Shkodrës, afër shkollës 9-vjeçare “Skënderbeg”.

Ngjarja shkaktoi vështirësi në lëvizjen e mjeteve për disa minuta, ndërsa më pas vijoi normalisht.