Një pilot helikopteri është vrarë gjatë luftës me zjarret në perëndim të Kanadasë, në incidentin e tretë me vdekje ditët e fundit, gjatë sezonit të zjarreve më të rënda në vend.

Piloti 41-vjeçar ishte i vetmi në bordin e mjetit ajror kur u përplas të mërkurën në veri-perëndim të Albertas, thanë autoritetet vendase.

Policia tha se piloti ishte një 41-vjeçar nga Whitecourt, Alberta, por nuk publikuan emrin e tij.

Javën e kaluar zjarrfikësi 19-vjeçar Devyn Gale, humbi jetën i goditur nga një pemë e rrezuar duke luftuar zjarret në rajonin e British Columbia.

Ndërsa 25-vjeçari Adam Yeadon, vdiq një javë më parë duke luftuar zjarret pranë shtëpisë së tij në Fort Liard.

Zëdhënësi i transporteve kanadeze Chris Krepski tha se dy hetues ishin dërguar në skenën e rrëzimit të helikopterit.

Deri dje pasdite në rajonin e Alberta kishte 117 zjarre aktive, 17 prej të cilave konsideroheshin jashtë kontrolli

Mijëra zjarre kanë djegur më shumë se 100 000 km katrorë toka në të gjithë vendin këtë sezon.