15gusht 2015 – Rrëzohet në lulishten e plazhit privat, gjen vdekjen pas 6 ditësh 77-vjeçarja. Sipas policisë së Durrësit, L.B., nga Tirana është rrëzuar më 9 korrik në lulishten e kompleksit “Tropikal”.  “Shtetësja e mësipërme ka qenë me pushime në plazh tek “Tropikal” Resort në lagjen Nr.13 Durrës.

Sipas familjarëve ajo është rrëzuar në lulishten e Tropikalit më  datë 09.08.2015. Më date 14.08.2015 është çuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas  është nisur për në Spitalin Ushtarak Tiranë,për një mjekim më të specializuar. Por, sot në mëngjes gjeti vdekjen në spital”, bëri të ditur policia. Ngjarja është cilësuar aksidentale paraprakisht, por po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/