Një vajzë 7-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në Korçë, pasi është rrëzuar teksa luante në park. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, në vendin e quajtur "Shën Maria".
Mësohet se 7-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës.
Ajo është nisur me urgjencë drejt Tiranës.Nga ana e policisë thuhet se nuk ka patur asnjë lajmërim nga spitali, ndonëse është detyrim ligjor.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





